Qeveria e Kosovës ka miratuar nismat për marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për hapjen e Pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash), Shistavec (Kukës), si dhe heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, tha se kjo pikë do të shërbejë 24/7 dhe është për thellimin e marrëdhënieve të dy vendeve.
“Nisur nga vullneti i mirë për të avancuar zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor. Pika do të punojë në orar 24/7 gjithashtu me këtë amandamentimi objekti i ri i pritjes së përbashkët kufitar do të ndërtohet në territorin e Kosovës”.
Ai tha se këto marrëveshje do të shërbejë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.