Derisa Kosova gjendet në një presion të madh ndërkombëtar për formimin e Asociacionit, disa personalitete të respektuara ndërkombëtare janë rreshtuar në anën e Kosovës. Ata kanë kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja që të ndalin presionin ndaj Kosovës për këtë çështje.
Këto personalitete, që janë pozicionuar kundër Asociacionit, mbajnë edhe pozita të rëndësishme publike në vendet respektive.
E rëndë: Punëtori 20-vjeçar rrëzohet nga ‘skelet’ e shtëpisë ku punonte në Viti
Më i njohura nga ta është kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez.
Ai ka vlerësuar se nuk pajtohen me këshilltarin e lartë Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një ngjarje të organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, më 12 shkurt, Menendez ka bërë me dije se SHBA-ja nuk duhet t`i bëj preson Kosovës.
“Shqetësohem kur pash Cholletin… Lexova shkrimin e fundit dhe komentet e tij. Kjo s’është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-së referuar Kosovës dhe si merremi me Ballkanin Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra”, ka thënë ai.
Sipas tij, në këtë fazë të dialogut duhet të kërkohet njohja reciproke dhe jo Asociacionin.
“Vetëm me njohje reciproke dhe veprimet që ndodhin si rrjedhojë mund të ketë rrugë përpara për Kosovën dhe Ballkanin”, ka thënë ai
‘|
Edhe kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns, është shprehur e shqetësuar me propozimin franko-gjerman, i cili parasheh formimin e Asociacionit.
Gjatë një seance të parlamentit britanik, ajo ka thënë se me krijimin e Asociacionit po i hapet rruga krijimit të një republika serbe.
“E lehtësuar që Qeveria e ka konfirmuar se nuk do të përkrahë krijimin e një enklave të re serbe në Kosovë. Është kyçe të mos rrënjoset më tej etno-nacionalizimit në Ballkan”, ka shkruar Kearns në llogarinë e saj në “Twitter”.
As Walker e Joseph nuk pajtohen me planin
Kritik ndaj Planit të BE-së është shprehur edhe miku i madh i shqiptareve, William Walker.
Ish-shef i misionit verifikuaes të OSBE-së e brengos faktin se dokumenti nuk e parasheh askund njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Unë arrij ta kuptoj që kryeministri Kurti është përballë një presioni të madh nga BE-ja e ShBA-ja, siç kanë qenë edhe (paraardhësit) tjerë, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës. Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet se që po bashkohet Kosova,” është shpreh Ëalker në fjalën e tij në një intervistë për Tëvë1.
Ai ka përmendur elemente tjera të këtij dokumenti, të cilat, sipas tij, janë problematike.
Miku i madh i Kosovës ka thënë se në planin e BE-së flitet për një autonomi për Serbët e Kosovës.
“S’mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë s’e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar, përkundrazi ka shumë të drejta… Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtim të gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës,” ka deklaruar Walker
Të njëjta shqetësime i ka shprehur edhe profesori amerikan Edward P. Joseph.
Sipas tij, propozimit franko-gjerman mund ta lë potencialisht Kosovën pa elementin kryesor të kushtëzimit e pushtetit të saj në negociatat me Serbinë: Asociacionin.
“… ShBA-ja dhe BE-ja po i kërkojnë Kosovës që ta themelojë Asociacionin paraprakisht, pa garanci se çështja e statusit të saj do të zgjidhet. Duke e themeluar Asociacionin tash, Kosova do të hiqte dorë nga e vetmja pikë e kushtëzimit që ka në negociatat tepër të pabarabarta me Beogradin.”, ka deklaruar Joseph.
Sipas profesorit amerikan që ka punuar dhe e njeh mirë rastin e Kosovës, propozimi në fjalë do ta përballte ShBA-në dhe BE-në me të njëjtin problem me të cilin përballen edhe sot: shtetet mos-njohëse të NATO-s dhe BE-së.
“Në thelb, diplomacia ShBA-BE pengohet nga e njëjta pengesë që e ka zgjatur çështjen e Kosovës për pesëmbëdhjetë vjet: refuzimi kokëfortë i shteteve mos-njohëse për ta ndryshuar qëndrimin e tyre.”, ka argumentuar ai.