Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se gjatë muajit maj ka vazhduar procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, nga kontrollet e realizuara janë identifikuar 18 njehsorë me afat të skaduar validiteti, dy njehsorë me miratim tipi të tërhequr dhe 30 njehsorë me pasaktësi në datë dhe orë.
Bazuar në këto gjetje dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë totale prej 110 mijë eurosh.
“Bazuar në gjetjet e evidentuara dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë prej 110,000 euro. Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar. Procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”



Të tjera
Lajme
Ngjarje e rëndë në Shkodër – Shoferi përplas me makinë katër persona, pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar
Aktuale
Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, koha që udhëheqësit t’i japin prioritet progresit e stabilitetit
Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje
Aktuale
Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit
Kandidati për deputet i LDK’së, Driton