Ministrin i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, nesër do të vij për vizitë zyrtare në Kosovë.Ai do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin rreth orës 11:00, më pas do të mbajnë konferencë për media.
Lipavsky, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Çeke, ka deklaruar se Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, i cili ka nevojë për liberalizim të vizave.
Lajmi i fundit nga Prokurori i Shtetit: 114 aktakuza të ngritura…
“Megjithatë, qëllimi i Republikës Çeke dhe BE-së është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenca jonë është një mundësi për të shtyrë të gjithë procesin e integrimit përpara”, tha Lipavsky