Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për aksionin e djeshëm të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe arrestimit të Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm.
” Ministria nuk është e Liburn Aliut, ai është vet ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministria është në kuadër të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë ne do të thotë jemi këtu punëtorë,nuk jemi pronar asnjëri, jemi shërbyes. Fjala ministër vjen nga latinishtja që do të thotë shërbëtor, prandaj s’jemi pronar, ministria e këtij apo e atij. Kjo nuk është dashtë të jetë asnjëherë, por ndoshta për shkak të së kaluarës edhe ashtu është dukur, edhe ashtu janë sjellë e kanë ngelur këto keqkuptime”, ka thënë Kurti.
“Personi i parë i arrestuar është një zyrtar që punon në institucionet e shtetit të Kosovës prej dy dekadash nuk kam informacion për çka janë hetuar, e arrestuar dhe përndjekur, nuk e di këtë gjë. Unë besoj se gjithçka do të sqarohet se drejtësia do të veprojë, nuk mundem në kushtet kur mungon informacione kur mungon informacioni përveç imazheve që shfaqen në mediat tona, të jap gjykime përmbajtjesore”, ka thënë Kurti.


Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi