Botapress 14 Korrik – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe se është i mundur për qytetarët mbi moshën 18-vjeçare.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Ministria ka shpjeguar në detaje hapat që duhet ndjekur për të ndarë termin për vaksinim.
Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).
Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19
➡
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
➡
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
➡
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.
➡
Hapi 4
Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.
➡
Hapi 5
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
- Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë
(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)
➡
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
➡
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.]
➡
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.
➡
Hapi 4
Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.
➡
Hapi 5
Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
➡
Hapi 6
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
INFORMATË SHTESË:
Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:
- Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19
- Për informata rreth vaksinës
- Për informata rreth procesit të vaksinimit
- Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit