Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e kopshtit privat “Flatrat e Dijes” ku disa javë më parë në Fier gjeti vdekjen në fëmijë 3 vjeç.
Rasti në fjalë tronditi mbarë opinionin publik. Grupi i punës për inspektimin e këtij kopshti ka gjetur këto shkelje:
“Nuk ka drejtues Didaktik.
Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin.Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57.
Nuk plotëson standardet infrastrukturore.
Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar.
Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit”.
Emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e prindërve të vogëlushit të ndjerë dhe se si eduktatorja Redina Binjaku, e cila është arrestuar për ngjarjen ka dhënë dy versione për vdekjen e djalit.
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” mundi që të futej brenda ambienteve të kopshtit ku tregohej se ambientet e një vile 3-katëshe ishin përshtatur për kopsht privat. Por pjesa e shkallëve nuk ishte shumë e mbrojtur mirë dhe pjerrësia e tyre përbën rrezik për fëmijët./Botapress.info/