Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, i ka vdekur sot nëna, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sveçla, përmes një postimi në Facebook.
“Nëna na la sot. Ishte nënë, grua, motër e gjyshe e dashur për të gjithë ne! Do të mbajmë gjallë kujtimet për ty si nënë e grua stoike e plot mirësi. I përjetshëm kujtimi për ty nënë!”, ka shkruar Sveçla.
https://www.facebook.com/104000041256389/photos/a.107193637603696/434385221551201/?type=3