Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në NATO, Astrit Zemaj kanë marrë pjesë në në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) në takimin e 26-të, i cili u mbajt në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.\
Po ashtu në këtë takim për herë të parë mori pjesë edhe Sekretari i ri Mbrojtjes së SHBA-ve,Pete Hegseth, për të cilin ishte edhe vizita e tij e parë në NATO si dhe nikoqiri i vendtakimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, shkruan Botapress.info
Sot, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbrotjes së Mbretërisë së Bashkuar, të nderuarit John Healey dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Admiral Sir Tony Radakin, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, morën pjesë në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) në takimin e 26-të, i cili u mbajt në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.
Në këtë takim për herë të parë mori pjesë edhe Sekretari i ri Mbrojtjes së SHBA-ve,Pete Hegseth, për të cilin ishte edhe vizita e tij e parë në NATO si dhe nikoqiri i vendtakimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Në takimin e sotëm u diskutuan prioritetet urgjente për Ukrainën, ndërsa u tha se po punojmë për të plotësuar kërkesat afatshkurtra dhe afatgjata të Ukrainës. Si gjithmonë, uniteti dhe angazhimi i këtij grupi janë thelbësore për suksesin e fitores së Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Ejup Maqedonci, në takimin e sotëm, si dhe në takimet me homologët dhe strukturat drejtuese të NATO-s, përsëri shprehu mbështetje të plotë për luftën e drejtë të Ukrainës, duke vepruar si një vend partner i fuqishëm për mbrojtjen e lirisë dhe vlerave të përbashkëta euroatlantike.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1050629900422778&set=pcb.1050630160422752