Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot në Komisionin për Shëndetësi theksoi se nga Amerika ka ardhur në Kosovë, siç shprehet ai, për t’ia kthyer borxhin vendit të tij.
Ai në komision deklaroi se për ta përmirësuar gjendjen shëndetësore në Kosovë është një sfidë më vete
“Na punojmë për pacientin…ju premtoj të gjithë juve se ose keni me qenë pacientë ose jeni sot. Vetëm nëse na vranë rrufeja s’kemi kohë të jemi pacient”, tha ai.
Ai tha se si kuadër ai është përgatitur këtu, pasi ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, e pastaj ka vazhduar në shkollimin në SHBA.
“Kam ardhur me një qëllim të thjeshtë, me ja kthyer borxhin Kosovës”, tha ai.