Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe strategjia nacionale për ruajtjen e funksionalitetit të sistemit shëndetësor të Kosovës, ishte temë diskutimi ndërmjet krerëve të sistemit shëndetësor dhe Fakultetit të Mjekësisë.
Aty u tha se rëndësia e përgatitjes në aspektin shkollor, ndikon pozitivisht në të ardhmen e sistemit shëndetësor, raporton EO.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se synim i tyre është ruajtja e trurit shkencor, duke shtuar se duhet ë studentët të përgatiten më mirë në mënyrë që në të ardhmen të kemi mjekë të mirë.
“Që nga dita kur e kam pranuar detyrën e ministrit, kam vepruar tri çështje të rëndësishme. E para, ne duhet ta ruajmë mendjen dhe trurin shkencor. E dyta, është që atë që e kemi këtu ta ruajmë, për mua është paradoks që kemi investuar në krijimin e njerëzve tanë që na edukojnë, e kur i bën 65 vjeç i themi faleminderit, pra është një formë që po e largojmë trurin tonëdhe është fatkeqësi që në shumë dhe ne klinikën e Kirurgjisë nuk ka nivel të doktorit dhe e treta duhet t’i përgatisim studentët më mirë në mënyrë që në të ardhmen të kemi mjekë të mirë”, tha Latifi.
Ministri Latifi tha se bota ka filluar operacionet me robotë, ndërsa në Kosovë, ende janë listat e pritjes së pacientëve për t’u futur në operim.