Ministri i qeverisë Kurti, Goran Rakic, mori zemër sot në një takim që pati me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Rashkë të Serbisë, pak kohë pas aksionit në veri.
Ai para presidentit serb në gjuhë kërcënuese “paralajmëroi” se nëse skena të tilla si sot përsëriten sërish, atëherë “do të ketë rezistencë gjenerale”.
“Ne po kërkojmë që takimi të transmetohet, që të gjithë të dëgjojnë se çfarë po ndodh në Kosovë dhe Metohi”, tha ai para Vuçiqit.
Madje sipas Tanjug, Rakiq ka kërkuar që takimi me Vuçiqin të transmetohet drejtpërdrejtë.
Kujtojmë se kryeministrit Kurti është duke iu kërkuar me ngulm që ta shkarkojë Rakiqin, i cili po konsiderohet se ka shkelur mbi autoritetin kushtetues të Kosovës me veprimet e tij gjatë ndodhive të sotme në veri.