Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se janë detyruar që ta ndërprejnë kontratën me operatorin italian për shkak të zvarritjeve së punimeve.
“Ky është një projekt që ka vite që ka qenë duke u zvarritur dhe që nga viti 2012 me kredi nga BERZHI e cila është përzgjedhur një kompani italiane, por që kompania në fjalë ka zvarritur punimet dhe në vitin e kaluar e kemi shkëputur kontratën dhe tashmë me të njëjtën shumë kreditore kemi nënshkruar kontratën me kompaninë nga Shqipëria, ‘Salillar’. Bëhet fjalë për rrugën nga Fshati i Ri në magjistralën Ferizaj-Prishtinë deri te kryqëzimi gjashtë kolometërshe. Kompania ka dhënë afat se kjo rrugë do të ndërtohet për një vit. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge është 16 milionë euro në gjatësi me mbi gjashtë kilometërshe”, u shpreh Aliu.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is