Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës është një nga njerëzit më të pasur në përbërjen e ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, Sveçla ka të deklaruara afër 2 milionë euro pasuri të paluajtshme, që të gjitha i ka të deklaruara si trashëgimi nga prindi.
Sveçla posedon një shtëpi me 300 metra katrorë në vlerë prej 600,000 euro, dhe gjithashtu dy lokale afariste njërën me 200 metra katrorë dhe tjetrën me 500 metra katrorë që së bashku arrijnë vlerën e hiç më pak se 1 milionë e 250 mijë euro.
Gjithashtu, Sveçla ka të deklaruar edhe një truall 430 metra katrorë të cilën e ka vlerësuar me 100 mijë euro. /Botapress/