Krasniqi radhiti gjashtë mundësi, ku njëra prej tyre ishte: “Bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vuçiqin, Vulinin dhe të gjithë establishmentin e kohës së Millosheviqit”, përcjell Botapress.info
Postimi i plotë
SHBA, NATO dhe BE kanë këto mundësi për ta frenuar Serbinë:
1. Mbyllja e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish.
2. Detyrimi që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë BE dhe SHBA.
3. Derusifikimi i Gazpromit në Serbi, si element sigurie për BE.
4. Kapitulli 35 të nxirret më herët, e jo në fund të negociatave BE-Serbi.
5. Bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve i ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vuçiqin, Vulinin dhe të gjithë establishmentin e kohës së Millosheviqit.
6. Reforma në drejtësi dhe liria e medieve në Serbi.