Dejona Mihali, kordonatore e fuqishme e komiteteve në Vetëvendosje, ka thurur lavde ndaj deputetëve të VV-së. Mihali e ka quajtur grupin parlamentar të VV-së si të jashtëzakonshëm.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë.”
“Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi”, shkroi ajo.