Derisa po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19 dhe viktimave nga ky virus, ka reaguar edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ai ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që në këtë kohë kur po rritet numri i viktimave nga COVID-19, ai po vrapon për ta marr Prishtinën.
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë se virusi COVID-19 me turr po na ndan nga jeta familjarët tanë, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me turr po vrapon me marr Prishtinën, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ai ka thënë se Vitia po vrapon me turr për Prishtinën në mënyrë që partia e tij të udhëheq edhe katër vite tjera.
Shkrimi i tij i plotë:
2541 të infektuar dhe 14 të vdekur!
Virusi me turr po na ndan nga jeta familjarët tanë, Vitia me turr po vrapon me marr Prishtinën që partia e tij me udhëheq edhe katër vite të tjera. Tetë vite pak me rregullu Prishtinen, duhet edhe katër tjera.