Juristi Ehat Miftaraj thotë se Kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet pse e ka mbyllur tenderin 10 milionë eurosh për furnizimin me rezerva shtetërore, duke e klasifikuar si sekret shtetërore.
Sipas tij, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari edhe mund të tërhiqet nga detyra e saj, porse Kryeministri Kurti duhet të përgjigjet rreth tenderit në fjalë.
” Por kur ministrat e tij përfliten për korrupsion ku bazament i keqpërdorimeve është vet nenshkrimi i Albin Kurtit duke mbyll procedurat e prokurimit per një tender 10 milion Euro, i njëjti hesht, dhe nuk flet për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Miftaraj.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, sot në mëngjes janë arrestuar dy zyrtarët e ministrisë, Hafiz Gara dhe Ifran Lipovica, si dhe afaristi Ridvan Muharremi, i cili është raportuar të jetë i afërt me Kryeministrin Albin Kurti.
Prokruroria Speciale po kryen hetime për dyshimet rreth keqpërdorimeve me rezerva shtetërore, pas raportimeve dhe audio-incizimeve të publikuara në media që lidhen me rezerva.
“Albin Kurti per me ardh ne pushtet sa me pasion fliste per luften kunder korrupsion. Ne pushtet erdhi me luftu korrupsionin. Por kur ministrat e tij perfliten per korrupsion ku bazament i keqperdorimeve eshte vet nenshkrimi i Albin Kurtit duke mbyll procedurat e prokurimit per nje tender 10 milion Euro, i njejti hesht, dhe nuk flet per luftimin e korrupsionit.
Keq i nderuar aktivist i LVV! Albin Kurti, shume keq. Rozeta edhe mund te dorehiqet, por pergjigja pse e ke klasifiku si sekret shteteror nje tender 10 milion Euro me nenshkrim tendin duhet te vjen nga ti personalisht.
Ata qe kane vjedh qe 20 vite e kane pagu faturen, sot jane ne opozite. Po ty a ta ka populli borxh nje qasje te tille, ose çka dallon tash ti nga ata”, ka thënë ai.