Në një postim në Facebook, Musliu ka shkruar se një kryeministër që kërkon nga qytetarët të kthejnë miellin ne blerë nuk është në vete.
“Në një vend ku kryeministri nuk merret me grumbulluesit e miellit por kërkon nga qyretarët ta kthejnë miellin e blerë, nuk mund të pritet që populli të besoj se ky kryeministër është në vete dhe se po kujdeset për ta. Kryeministër ti dhe qeveria jote e keni obligim ti qetësoni qytetarët e jo të talleni me ta”, shkruan deputetja e PDK-së.
Ajo ka theksuar faktin se të gjithë qytetarët që janë mbi moshën 25-vjeçare, janë dëshmitarë të luftës së fundit në Kosovë dhe kësisoj sipas saj në kohë krizash ata rikthen në peripetitë që kanë përjetuar.
“Për këtë arsye nuk duhet të fajsohen nëse blejnë artikuj ushqimorë me shumicë sepse shumica prej tyre e dijnë çka do të thotë të mos kesh bukë për fëmijë. Arsyeja tjetër është thjeshtë natyra e njeriut si qënje që në kohë krizash dominohet nga egoizmi dhe instinkti për të mbijetuar. Një arsye e tretë është përballimi financiar i anarkisë së çmimeve”, shtoi Musliu.
Deputetja e PDK-së ka kërkuar nga Qeveria që të deklarohet se situata në vendin tonë është nën kontrollë.
“Prandaj, është shumë me rëndësi që në kohë krizash, qeveria ti qetësoj qytetarët e vet duke i siguruar se situata është nën kontrollë”, shkruan Musliu në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se ka rezerva të mjaftueshme të miellit në tregun e Kosovës.
“Ka rezerva dhe nuk ka nevojë për panik. Ftoj qytetarët e Kosovës që të ndjehen të sigurt. Përfaqësuesit e mullisëve më siguruan që edhe për dy muaj ka grurë nuk ende nuk është bluar, tani ka grurë edhe për së paku edhe për tre muaj”, tha Kurti.
Tutje ai ka kërkuar nga qytetarët të cilët kanë blerë miell më shumë sesa që duhet ta kthejnë në furra.
“Të gjithë qytetarët që kanë blerë miell më shumë se sa duhet, atë ta dërgoj në furra, sepse nuk ka vend për panik. Situata është më e mirë sesa disa shqetësime apo brenga të shtisuara”, ka shtuar ai./Botapress.info./