Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për përshkallëzimin e përpjekjeve të Republika Srpskas të Bosnjë-Hercegovinës për të krijuar struktura paralele.
Përmes një postimi në Facebook, Meta është shprehu i shqetësuar me veprimet e Republika Sprpskas, duke thënë se se kështu rrezikohet seriozisht stabiliteti rajonal.
“Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e përpjekjeve të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës për t’u tërhequr nga institucionet shtetërore dhe për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor. Iniciativa e ligjvënësve të Parlamentit të Republikës Serbe për të filluar punën për krijimin e këtyre institucioneve dhe hartimin e një Kushtetute të re, shkojnë në drejtimin e kundërt të përpjekjeve 26-vjeçare të qytetarëve boshnjakë, liderëve lokalë dhe bashkësisë ndërkombëtare për të forcuar paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ai.