Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Meta, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, ku e ka quajtur Shpejtim Bulliqin, Agim Bahtiri i Llapit, shkruan Gazeta Botapress.info
Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka thënë se Shpejtim Bulliqi, kandidati i VV’së për kryetar të Podujevës, i cili bashkë me kryeministrin Kurtin premtonin fitore të thellë në Podujevë, siç dihet, përjetoi një përmbysje spektakulare të rezultateve dhe premtimeve që i kishte dhëne Parisë së VV-së dhe Llapjanëve!
“Dje ky sharrllatan e Agim Bahtir i Llapit, kishte një intervistë ku siç e ka zakon ai (njihet për gjuhë të ndyrë dhe t’përdalë!) – s’la Personalitet Llapjan pa e sha e pa e përbaltë, thue Ti, se kanë fajë Llapjanët pse atij i skadoi afati i përdorimit të një hershëm nga VV?! Njejtë, për një përdorim, ishte edhe atëherë, kur zbulonte harta dhe kujdestaronte ne tv, duke korrigjuar herë hartat e Departamentit Amerikan të Shtetit, herë ato të ekspertëve Britanik e Gjerman dhe herë hartat e NATO-s me të cilat kjo kishte bombarduar caqet serbe dhe kishte nenshkruar marreveshjen e Kapitullimit te Serbise, duke vijezuar me milimetra çdo cep te Kosoves prej nga Serbia dhe Mali Zi, duhet te mbanin distance te saktesuar prej dhjetra kilometrash!?”, ka shkruar Meta.
Tutje ai ka thënë se që nga viti 2016/2017 shkaku i grupit të këti sharllatani, kosovarët humbën rastin ideal që në grup me Ukrainën dhe Georginë të lëvizin të lirë dhe pa viza.
“Kah po e ndëgjoja dje kur si një vajtojcë – në një intervistë e cila me shumë gjasë ia përmbylli përfundimisht karrierën e tij të shkurtë të Kryetarit Podujevës – për besë – m’erdhi tug! Edhe Vajtojcë, por edhe lyp sadakë, edhe shanë dhe përbaltë e përçanë Llapjanët – edhe ua do Votën! Ik, ik prej skene, o Agim Bahtiri i Llapit”, është shprehur në fund Meta.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /Botapress.info/