Sot përmes një postimi në “Twitter” u bë e ditur se Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në profilin e Komitetit në Twitter u bë e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime.
Vëllai i presidentes Osmani, Ramadan Osmani, tashmë ka nisur punën në BQK
Por cilat ishin votat kundër? Komisioni ka dërguar emrat për Gazetën Insajderi.
Jorge Buxadé Villalb, spanjoll. Gunnar Beck, gjerman. Tom Vandendriessche, belg. Milan Uhrík, sllovak, Isabel Benjumea, spanjoll. Maite Pagazaurtundú, spanjolle.
Ndërkaq abstenimet: Lucia Ďuriš Nicholsonov, sllovake. Javier Moreno Sánchez, spanjoll. Domènec Ruiz Deves, spanjoll.
Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Tani pasi marrëveshja është votuar në Komisionin për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE), çështja e liberalizimit të vizave do të shkojë për votim në seancën e Parlamentit Evropian.
Më pas do të konfirmohet edhe nga Këshilli i BE-së.
Ndërkaq, pas përfundimit të këtyre procedurave, qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt BE-së më së largu më 1 janar 2024.
Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë. /Botapress.info/.