Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II që vdiq më 8 shtator do të mbahet të hënën më 19 shtator në orën 11:00.
Ajo do të mbahet në Westminster Abbey në Londër, kisha historike ku kurorëzohen mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë.
Ceremonia pritet të mbyllet pak para mesditës, raporton BBC, transmeton Botapress.info
Do të mbahen edhe dy minuta heshtje kombëtare.
A e dini pse rojeve mbretërore iu bie të fikët në evente të mëdha?
Deri në fund të ditës së varrimit, do të përfundojë edhe periudha e zisë kombëtare që zgjati 17 ditë.
Në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu/Botapress.info/