Këshilli i Prindërve i ka reaguar sërish ministres Arbërie Nagavci, e cila gjatë ditës së sotme ka thënë se orët e humbura në arsim duhet të mbahen gjatë vikendeve.
Ata tashmë disa herë kanë thënë se janë kundër që mësimi të mbahet të shtunave, por kësaj radhe në reagim kanë cituar edhe një ligj e që ka të bëjë me të drejtat e fëmijëve.
“Fëmija ka të drejtë të pushojë, të argëtohet, të praktikojë lojëra dhe veprimtari çlodhëse dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore, artistike e sportive, në përshtatje me moshën zhvillimin fizik dhe mendor”, thuhet në reagimin e tyre.
Kujtojmë që edhe SBASHK’u, ka njoftuar se zëvendësimi gjatë ditëve të shtuna nuk do të ndodhë. Ata kanë thënë se po e respektojnë kontratën kolektive që kanë nënshkruar me MASHT’in
Më poshtë reagimi i Këshillit të Prindërve. /Botapress.info/