Prokuroria ka paraqitur sot prova të reja tronditëse në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, duke theksuar se komunikimet ndërmjet të akuzuarve janë dëshmi e qartë se vrasja e Liridona Ademajt ishte planifikuar të ndodhte më 29 nëntor 2023.
Sipas prokurores së rastit, Javorka Perlinçeviq, mesazhet e ndërsjella, ekspertizat e telefonave dhe video-incizimet e asaj dite dëshmojnë për përgatitjet e hollësishme që i paraprinë krimit.
“Shumë është e rëndësishme të dëshmojë edhe Jeton Bunjaku, nga i cili Granit Plava ka huazuar veturën ‘Seat’, po ashtu edhe Valon Lokaj, dëshmi e rëndësishme, i cili në ditën kritike kur ka ndodhur rasti, të parin e ka thirrur Naim Murselin dhe i cili të akuzuarit ia ka siguruar qëndrimin. Më vonë aty është bashkuar edhe Kushtrim Kokalla,” ka deklaruar Perlinçeviq, transmeton IndeksOnline.
Prokuroria ka përshkruar me detaje itinerarin e të akuzuarve, duke përfshirë pamje të kamerave të sigurisë, vendndodhjet e telefonave dhe komunikimet direkte mes tyre.
“Në mungesë të akuzuarit Naim Murseli dhe të vrarës Liridona Ademaj, për të cilën Plava ka deklaruar se nuk i ka marrë, shihet biseda në mes të akuzuarit Kokalla dhe Plava. Në një pjesë shihen mesazhet që i ka pranuar Naim Murseli, të cilat e vërtetojnë që kjo vrasje është dashur të ndodhë po atë ditë,” ka shtuar prokurorja.
Procesi gjyqësor po vazhdon nën masa të larta sigurie, ndërsa dëshmitë e paraqitura sot pritet të kenë peshë të madhe në ecurinë e këtij rasti që ka tronditur opinionin publik.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur