Edhe pse gjatë ditëve të fundit është raportuar për mundësinë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, si duket ukrainasit kanë “larguar” për pak kohë ankthin.
Kjo ka ndodhur për ditën e “Shën Valentinit” ose siç njihet ndryshe si “Dita e të Dashuruarve”, ku qytetarët në Kiev e festuan këtë ditë duke vallëzuar e kënduar, me shpresë që së shpejti të gjendet një zgjidhje paqësore mes Ukrainës dhe Rusisë.
Festimi i “Shën Valentinit” u dha një ndjenjë të mirë kryeqytetasve ukrainas.