Një mërgimtar nga Zvicra e ka zënë hyrjen e një lokali në Prishtinë me veturën e tij lukoze, anipse klientët po e kanë të vështirë qarkullimin.
Ky veprim është kritikuar shumë nga qytetarët, teksa në foto shihen se si kalimtarët kanë tejet pak hapëisrë për të kaluar andej.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/07/295081815_10158696882287470_1271992393346595396_n-435x600.jpg)
Fotografia është publikuar nga Petrit Bylykbashi, i cili në postimin e tij edhe e ka etiketuar Policinë e Kosovës në mënyrë që ta shohin këtë shkelje.