Sot rreth orës 12:00, në qendër të Shtimes, në rrugën nacionale, një mërgimtar nga Gjermania, ka bllokuar një segment të rrugës. Arsyeja ishte se ishte duke mbajtur “rend” në kolonën e veturave të një dasme.
Ky veprim dënohet me ligj të trafikut pasi që bllokimi i rrugës, e sidomos rrugës nacionale, është i ndëshkueshëm nga organet e sigurisë.