Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, ka shkruar për përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, të ekzekutuar nga Serbia në vitin 1999.
Ai në Twitter ka shkruar se presidenti Vuçiç (atëherë kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq.
24 vjet më parë, vëllezërit dhe shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan pamëshirshëm në paraburgimin serb. Presidenti Vuçiç (atëherë Kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq. Serbia duhet të hetojë plotësisht dhe të mbajë përgjegjës ata që qëndrojnë pas këtyre krimeve të tmerrshme”, ka shkruar ai në Twitter.
![](https://www.rtklive.com/sq/gallery/news_hidden_inside/641290/tw_sen.jpg)