Mendimi për motin – 23.05.2025
Vransirat do të dominojnë përgjatë ditës së shtunë. Reshjet e shiut gradualisht përfshinë vendin që nga orët e para të ditës, duke vazhduar kohëpaskohe përgjatë ditës, lokalisht me intenzitet mesatarë. Duke shkuar nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë pjesëve perëndimore e qëndrore të vendit, e të vazhdojnë lokalisht pjesëve lindore. Frynë erë më e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Temperaturat maksimale pësojnë rënie të theksuar në 12C e 15C. Minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 11C.
Reshjet pushojnë ditën e diel, derisa vransirat shpërndahen më vonë duke shkuar nga mbrëmja. Ditëve të para të javës së ardhshme, mbeten kushte të paqëndrueshme me mot të ndryshueshëm, sa me kalime vransirash, intervale me diell, e orëve të pasdites me mundësi për zhvillime rrebeshesh shiu. Temperaturat shënojnë rritje, prej 13C e 14C të dielën deri në 19C e 20C nga e hëna. Minimalet zbresin deri në 5C e 6C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 5-11m/s.



Të tjera
Aktuale
Kurti tregon pesë vendimet e para që do t’i marrë mandatin e radhës
Albin Kurti po synon një tjetër
Aktuale
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por i garantova që do të jetë e paqes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në
Aktuale
Marrëveshje dhjetëra milionëshe, masat që i hoqi BE-ja
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë