Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se është thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës.
“KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët!”, shkroi Mehaj në një postim më Twitter.
https://botapress.info/policia-deklarohet-per-situaten-e-sotme-ne-veri/
“Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe mbështesim përpjekjet për një Kosovë paqësore!”, shkroi Mehaj.
Gjatë protestave të djeshme në veri të Kosovës, rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga grupet e strukturave paralele të përfshirë në protestë./Botapress.info/