Kosova ka dhënë shembullin më të mirë me 15 nëntor se si duhet një herë e përgjtihmonë të ndalet racizmi nëpër stadiume!
Kjo tani po i shqetëson dhe goxha i ka mërzitur mediumet në Serbi kur dihet se serbët janë të njohur për provokime të rënda veçmas ndaj shtetit të Kosovës dhe edhe ata e kanë hallin e tyre!
“Me vendim të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, Rumania fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
Shqiptarët që luajnë për ekipin e futbollit të Kosovës, i cili nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, kanë vendosur të ankimojnë vendimin e UEFA-s.
Krejt papritur ata morën një aleat në atë përleshje, pasi vendimi nga Nyoni do të apelohet nga një tjetër kombëtare, e cila sheh interesin e saj në të gjithë këtë histori”, – shkruan portali rumun GSP, për çka i referohet edhe pamfleti serb “Kurir”.
Suksesi i Rumanisë në “tavolinën e gjelbër” goditi Suedinë! Federata e futbollit e Suedisë ka njoftuar se do të kërkojë shpjegim se si iu dha fitorja 3:0 kombëtares rumune.
Deri në vendimin e UEFA-s, Suedia ishte e para, me 16 pikë dhe një golaverazh plus 15.
Të mërkurën, pas vendimit të UEFA-s, Kim Kallstrom, menaxheri i Federatës Suedeze të Futbollit, tha se do të kërkonte shpjegim nga Komisioni Disiplinor se pse ia dhanë fitoren rumunëve?!
Kosova u u gjobit me 6 mijë euro, ndërsa skuadra rumune e futbollit do të paguajë deri në 128 mijë euro në UEFA dhe një pjesë e tribunave do të mbyllen në ndeshjen e radhës në Bukuresht. Kjo i ka shqetësuar edhe serbët sepse argatët e tyre, pra rumunët, do të pagujnë dënimin e rëndë.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën