Mediumet në Hungari i kanë dhënë jehonë ballafaqimi të ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës C të Kombeve në futobll, për shkak të provokimeve të rënda nga ana e tifozëve rumunë, duke brohuritur; Serbia, Serbua, Sernia.
Media riumune “Sport.ro” ka cituar disa media hungareze ku ia bëjnë të qartë Rumanisë se Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
“Çfarë theksuan mediat nga Hungaria pas fitores së Rumanisë ndaj Kombëtares së Kosovës në tavolinën zyrtare.
Shtypi në Hungari analizoi kontekstin gjeopolitik dhe sportiv të vendimit të UEFA-s”, ka shkruar media rumune
Botimi hungarez “M4Sport” shpjegoi kompleksitetin e situatës dhe theksoi kontekstin diplomatik midis Rumanisë dhe Kosovës.
“Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por Rumania është një nga vendet që nuk e njeh zyrtarisht si shtet”, ka shkruar ky medium.
“Shtypi hungarez vuri në dukje gjithashtu ashpërsinë e sanksioneve të aplikuara ndaj Rumanisë dhe specifikoi se gjoba totale prej mbi 150,000 euro dhe ndeshja me dyer të mbyllura përfaqësojnë një paralajmërim të qartë nga UEFA”, ka shkruar media rumune “Sport”.
“Rumania u ndëshkua ashpër për sjelljen e tifozëve të saj, ndërsa Kosova mori vetëm një gjobë simbolike prej 6 mijë eurosh për refuzimin e vazhdimit të ndeshjes”, ka shkruar botimi hungarez “Nemzeti Sport”.
Këdnimi rëlndë për rumunët ësjtë një dëshmi, pr turpin dhe provokimin e madh ndaj Ksoovës.



Të tjera
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra