Infermieri Lulzim Mustafa, që ushtron detyrën e kryeinfermierit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Llabjan, e ka denoncuar në Gazetën Sinjali një rast të rëndë dhune që sipas tij ka ndodhur sot në ambientet e kësaj qendre. Ai thotë se është sulmuar fizikisht në vendin e punës nga një punonjës teknik.
Sipas asaj që thotë Mustafa, sulmi dyshohet se është kryer me mjete të forta – konkretisht me armaturë, duke e vënë në rrezik sigurinë dhe jetën e punonjësit shëndetësor.
“Kemi pasur mosmarrëveshje në lidhje me punën. Arsyeja ka qenë mungesa e vazhdueshme në punë nga ana e tij, si dhe raportimet e mia drejtuar drejtorit të QKMF-së”, tha ai për Sinjalin.
“Sot kemi një pjesë ku i kam mbjellë disa lule që dy vite. Ne i ujitim ato lule me një gyp të cilin e ka blerë Komuna, por ai e ka mbyllur me dry. Insistimi im për ta marrë gypin që t’i ujis lulet, e çoi në frustrim zotërinë – ai më shau dhe më sulmoi fizikisht. Më goditi me mjet të fortë – shipk prej hekuri”.



Të tjera
Lajme Opinione
Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia
Nga Ramiz TAFILAJ Texas, SHBA
Kosova Lajme
Deputetët e Guxo, “qele gurë gojën”: S’i dalin në përkrahje Vjosa Osmanit
Anise bëjnë pjesë në partinë
Aktuale
Përplasjet Presidencë–Qeveri vazhdojnë, Kabineti i Osmanit publikon videon – Murati reagon ashpër
Polemikat mes Qeverisë dhe Presidencës