Fillimisht ditën e mërkurë do të ketë pak intervale me diell, derisa vransirat fillojnë të depërtojnë mbi vend, që sjellin mundësi për reshje shiu pjesëve perëndimore. Gjatë ditës me zhvillime të vransirave vertikale, pritet të ketë rrebeshe shiu e bubullima. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 4-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 22C e 23C.
Intervale më të gjata me diell po parashihen ditën e enjtë dhe të premtë, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Orëve të pasdites të enjten priten zhvillime të rrebesheve në pjesë të vendit, e të premtën më shumë nga pjesë malore. Temperaturat maksimale në rritje e shkojnë deri në 22C e 25C. Frynë erë mesatare jugperëndimore 5-12m/s. Në fundjavë më shumë vransira përfshinë vendin, me reshje më të vazhdueshme shiu kohëpaskohe. Temperaturat pësojnë rënie deri në 16C e 18C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga verilindja dhe frynë me intenzitet mesatarë 5-12m/s.



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së