Më shumë se gjysma e gazit në tubacionet e dëmtuara të gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 ka rrjedhur nga tubat dhe vëllimi i mbetur pritet të zhduket deri të dielën, ka thënë të mërkurën kreu i Agjencisë Daneze të Energjisë, Kristoffer Bottzauw, raporton Reuters.
Thellohet misteri: Suedia gjen një rrjedhë të re në tubacionin e gazit rus Nord Stream
Rrjedhjet në tubacione u zbuluan të hënën pasi ato shpërthyen në disa vende në ujërat daneze dhe suedeze. Bashkimi Europian dhe NATO kanë thënë se gjithçka u bë qëllimisht nga Rusia, përcjell Express.
Policia daneze ka nisur gjithashtu një hetim për këtë çështje dhe po bashkëpunon me autoritetet policore në Suedi dhe Gjermani, tha shefi i policisë së Kopenhagës Anne Tonnes në një konferencë për shtyp.
Tubacionet përmbanin një total prej 778 milionë metra kub gaz natyror, që korrespondon me 32% të emetimeve vjetore të CO2 të Danimarkës, tha në një deklaratë Agjencia e Energjisë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/09/credit-dragancfmadobestock-135465.jpg)