Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar erëra të forta dhe reshje dëbore rekord, që preken miliona njerëz.
Sipas BBC, disa zona të Rhode Island dhe Massachusetts regjistruan deri në 94 cm borë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron për kushte udhëtimi “pothuajse të pamundura” në New York.
Mbi 600 mijë shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike, me New Jersey dhe Massachusetts si dy nga zonat më të goditura. Paralajmërimet për stuhi dimërore janë shtrirë nga Karolina e Veriut deri në Maine dhe kanë përfshirë edhe disa pjesë të Kanadasë lindore.
Kjo ka qenë stuhia më e fortë e borës në histori për shtetin më të vogël të SHBA-së, Rhode Island, ku në kryeqytetin Providence u regjistruan 91 cm borë, duke thyer rekordin e vitit 1978 prej 72.6 cm. Po ashtu, udhëtimet jo-thelbësore janë ndaluar në Rhode Island dhe Connecticut, ndërsa Guvernatorja e Massachusettsit, Maura Healey, mori të njëjtën masë, transmeton Sinjali.
Për shkak të kushteve të motit, numri i fluturimeve të anuluara në SHBA ka arritur mbi 5 mijë e 700, sipas gjurmuesit FlightAware.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,