Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar shkurt rreth skandalit të fundit të partisë në pushtet me vetëm një fjali therëse.
“Nejse, koordinim paska…ama me Milanin” ka shkruar Çitaku në rrjet social duke iu referuar audio xhirimeve të komunikimit mes kryetares së grupit parlamentar të VV’së Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti të Srpska Lista, Slavko Simic.
Në atë bisedë të publikuar nga gazeta Nacionale vet Kusari-Lila përmend bisedën me famëkeqin, Milan Radoicic, megjithëse të hënën këmbëngul se nuk ka biseduar me të direkt./Botapress.info/