Deputeti Haki Abazi, zgjodhi të ulet vetëm në anën e opozitës. Kjo pasi ju komunikua se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e përjashtoi nga radhët e tij.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News akuzoi kryeministrin Albin Kurti për shkarkimin.
Strukturat paralele serbe rrethojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut
Tha se marrëdhëniet e tyre janë të ngrira prej kohësh dhe nuk ka kërkuar sqarime, pasi është e qartë për të se qëndrimet kundër përgjatë dialogut Kosovë-Serbi janë pikënisja e ngërçit.
Sipas tij, diskutimet e deritanishme nuk kanë qenë frytdhënëse për vetë Kosovën dhe se përfaqësuesit ndërkombëtarë po e relativizojnë çështjen.
Ish zv.kryeministri i Kosovës nuk e përjashton edhe lënien e mandatit të tij si deputet i pavarur. /Botapress.info/