Link Stickers iu shtuan Instagram-it në gusht, për t’ju lejuar të përfshini hiperlinks në Stories në formën e stickers, duke zëvendësuar Swipe Up, që ishte mënyra se si përdoruesit e Instagramit mund të lidheshin më parë me faqet e jashtme të internetit nga Stories e tyre.
Shtimi i linkeve ka qenë deri më tani një funksion i kufizuar në llogaritë e verifikuara ose llogaritë me një numër ndjekësish 10 mijë e sipër.
![](https://media.classlifestyle.com/o.revistaclass.al/media3/-640-0-618f7ca04a1dd.png)
Ndërsa tani ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë në platformë.
Sipas rrjetit social, Link Stickers janë të dobishme për këdo, nga bizneset që lidhen me produktet e tyre deri tek aktivistët që lidhen me burimet e jashtme.
Instagram pranoi se çdokush mund të përfitojë nga ndarja e linkeve për t’u angazhuar me ndjekësit e tyre. Ai gjithashtu thotë se llogaritë që shpërndajnë vazhdimisht dezinformata ose gjuhë të urrejtjes do të humbasin aksesin.
Kur njoftoi funksionin e Link Stickers në qershor, Instagram theksoi se ato janë vetëm për postimet e Stories.
![](https://media.classlifestyle.com/o.revistaclass.al/media3/-640-0-618f7d42c4a9c.jpg)