Java e fundit e marsit, më saktë në javën e 29 marsit, në orën dy pas mesnatës, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, pra në orën tre. Pikërisht në atë moment fillon llogaritja verore e kohës. Kjo do të thotë që errësira do të vijë më vonë.
Ideja kryesore për futjen e orarit veror dhe dimëror është të shfrytëzohet drita e ditës në mënyrë më efikase. Ora dimërore përfaqëson kohën reale, astronomike, ndërsa ora verore “merr” një orë të mëngjesit dhe e shton në mbrëmje, me qëllim që të zgjatet drita e ditës dhe errësira të vijë më vonë.
Megjithatë, për vite me radhë në rrethet shkencore diskutohet përsëri dhe përsëri nëse lëvizja e akrepave do të vazhdojë. Pyetja kryesore është: A do të hiqet ky sistem?
Pse po mendohet për heqjen e lëvizjes së akrepave të orës?
Motivi kryesor është ndikimi negativ i provuar shkencërisht mbi shëndetin e njerëzve. Çrregullimi i bioritmit mund të shkaktojë pagjumësi, lodhje të vazhdueshme, depresion, shterim, ndryshime në frekuencën e zemrës, madje edhe probleme me tretjen. Trupi ndonjëherë mund të ketë nevojë deri në dy javë për t’u përshtatur plotësisht me ritmin e ri.
Përveç efekteve shëndetësore, ndryshimi i orarit ndikon edhe në rritjen e aksidenteve rrugore, sidomos gjatë muajve të vjeshtës kur fëmijët shkojnë në shkollë në errësirë.
Edhe pse Komisioni Evropian në vitin 2019 mbështeti iniciativën për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, për shkak të shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në mars 2020, vendimi përfundimtar u shty.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Avokati: Osmani t’i shpallë zgjedhjet e reja deri më 5 prill, më pas Haxhiu ia merr kompetencat
Avokati Xhevdet Smakiqi ka trajtuar disa
Lajme
Transportuesit paralajmërojnë rritje çmimesh ose mbyllje të kompanive, shkak shtrenjtimi i naftës
Kryetari i Unionit të Shoqatave Rrugore,
Aktuale
Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren, reagon AGK
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka