Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ata kanë penguar fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda.
Sipas reagimit të AGK-së, gazetarja kishte tentuar t’i parashtrojë pyetje kryeministrit lidhur me krizën politike dhe çështjen e zgjedhjeve të reja, kur një pjesëtar i Policisë e ka shtyrë fizikisht.
“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së.
“Gazetarja ka provuar të bëjë pyetje për krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarje, kur njëri prej pjesëtarëve të Policisë ka shtyrë fizikisht gazetaren. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave”.
AGK i ka kërkuar Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës që të sigurojnë kushte që gazetarët të kryejnë punën e tyre pa pengesa.
“AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik”, thuhet në reagim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në