Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin e saj të shtunën në Ferizaj.
Aty LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë të prirë nga kreu i kësaj dege Visar Azemi.
Ky i fundit ka shkruar në Facebook, të dielën duke treguar për kandidatët për deputetë nga LDK në Ferizaj.
“Listës i prijë unë, Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, Paris Guri, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, Bahrije Hyseni, kryetare e Forumit të Gruas në degën e Ferizajit dhe Ibadete Mehmeti”, ka shkruar Azemi.
Azemi ka thënë se LDK-ja e ka një ekip fantastik të kandidatëve për deputetë.
“Këtë vit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka një ekip fantastik të kandidatëve për deputetë. Të gjithë vijnë me angazhim të palodhshëm për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën. Ata janë të përkushtuar për të përmirësuar infrastrukturën, shëndetësinë, arsimimin dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë”, ka thënë Azemi.
“Ndryshimi po vjen dhe më 9 shkurt, bashkë me ju do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën”, ka përfunduar ai.



Të tjera
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në
Uncategorized
Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë
53-vjeçarja që u aksidentua këtë të
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët