Një 28-vjeçare shqiptare ka denoncuar në Greqi dhunën që ka përjetuar në 8 vite nga bashkëshorti i saj.
Sipas denoncimit të shqiptares, episodi i fundit i dhunës ka ndodhur në datën 19 korrik teksa ndodheshin në plazhin e Nea Moudania në Halkidiki.
Ajo ka rrëfyer se 39-vjeçari shqiptar e ka sharë dhe kërcënuar, ndërsa kur janë kthyer në shtëpi në mbrëmje ai e ka sulmuar me grushte e shqelma duke e goditur në kokë e trup.
Më pas, ai e ka goditur me rrip pantallonash në të gjithë trupin, si edhe e ka qëlluar vazhdimisht me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
E reja rrëfeu se dhuna ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur, por i shoqi nuk është ndalur me kaq pasi ka marrë një thikë duke e kërcënuar.
Gjithashtu, ka pretenduar se i shoqi ka dhunuar edhe fëmijën e tyre 7-vjeçar me rrip dhe shqelma.
Ajo ka denoncuar të shoqin një ditë pas ngjarjes, më 20 korrik, ku ka deklaruar se ai e dhunonte prek 8 vitesh. Ndërkohë policia greke është vendosur në kërkim të shqiptarit.
Të tjera
Aktuale
Krisma armesh në Podujevë (Video)
Krisma armesh janë dëgjuar para pak
Lajme
Trump paralajmëron Hamas’in: Nëse vazhdon të shkelë marrëveshjen, fundi i tij do të jetë i shpejtë, i furishëm dhe brutal
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë
Aktuale
Mërgimtari në Londër i kërkon Kurtit të bëjë diçka për komandantët në Hagë
Kryeministri në detyrë i Kosovës u