Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes. Dhe kështu e ka nisur edhe Kampionatin Europian.
Jo vetëm për dy golëshin e tij përballë Hungarisë, ku thyu 3 rekorde brenda një ndeshje të vetme, por edhe me gjestet që bën.
Ka bërë bujë një veprim i tij ku në tavolinën e konferencës për shtyp hoqi shishet e Coca Cola-s që janë dhe sponsori i këtij Europiani.
“Pini ujë”, tha portugezi duke fshehur shishet e pijes së famshme.
Një tjetër detaj ka ndodhur me të kur roja i sigurisë së stadiumit nuk e ka njohur dhe i ka kërkuar mjet identifikimi.