Mbi 3 mijë shqiptarë veshën dje kuqezi sallën “The Cooper Box”, në “Queen Elizabeth Olympic Parc” në Londër, në takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
Takimi u organizua në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën, i cili nisi në 12 maj 2024 dhe deri tani ka vijuar në 4 shtete ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.
Rama ndau sot në rrjetet sociale disa momente nga takimi i djeshëm në Londër, ndërsa shprehu falënderimet për pjesëmarrjen në këtë takim.
“Faleminderit shqiptarëve të Britanisë së Madhe! Më e mira nuk ka ardhur akoma!”, u shpreh kryeministri krahas pamjeve.
Takimi me shqiptarët në Londër vjen pas garantimit për herë të parë të votës për shqiptarët e diasporës.
Ndaj edhe kryeministri Rama kërkoi votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme, siç tha ai “për ta udhëhequr Shqipërinë drejt oborrit të Bashkimit Europian”.
Turin e bashkëbisedimit me diasporën, Kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, Greqi, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.
Në 26 tetor, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.
Takimi i kryeministrit Rama në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 nëntor.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është