Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re.
Ai tha të mërkurën se ka takuar kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Kurti bëri të ditur se shumë shpejt do t’i zhvillojë takime edhe me të tjerët, por pa specifikuar nëse një gjë e tillë do të ndodh edhe me ndonjë prej partive shqiptare që ka siguruar ulëse në Kuvend.
Kurti, i cili është edhe kryeministër në detyrë, nuk komentoi arsyet se pse këto takime po i zhvillon në Zyrën e Kryeministrit dhe jo në atë të partisë.
“Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju”, tha Kurti.
Këto komente Kurti i bëri pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës. Ai tha se gjatë mandatit katërvjeçar shuma e investimeve për çerdhe ka arritur mbi 35 milionë euro.
“Shuma e investimeve për çerdhe ka arritur mbi 35 milionë euro. Krahas shumës prej 5 milionë eurove që po investohet nga fondet e IPA-s dhe punimet janë shtrirë në 25 komuna të vendit. Deri tani 21 çerdhe janë të përfunduara, 11 të reja, 10 adaptime nga shkolla në çerdhe dhe 39 çerdhe janë në proces të ndërtimit”, theksoi Kurti.
Të tjera
Aktuale
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër Faruk Mujkës dhe ish drejtorit të kadastrës në Mitrovicë
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka
Aktuale
Zyrtari izraelit për Bashkëpunim Rajonal vjen në Kosovë – Nënshkruhet memorandum mes ministrive të të dy vendeve
Ministria e Jashtme ka njoftuar se
Aktuale
IKD: Qeveria në detyrë duhet të lirohet nga anëtarët e saj të cilët janë zgjedhur deputetë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)