Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka thënë se presin që gjatë vitit 2025 një pjesë të sistemit Javelin, të blerë në ShBA t’i kenë në Kosovë.
Ai ka thënë një nga bisedat gjatë vizitës që do ta ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në janar do të jetë edhe çështja e ardhjes së sistemit Javelin.
“Unë do të kem një vizitë në SHBA gjatë muajin janar, normalisht që është planifikuar më herët dhe nuk ndërlidhjet me fushatë, por do të jetë një vizitë shumë e rëndësishme, ku do të diskutojmë mundësinë që këto sisteme, një pjesë të paktën t’i kemi gjatë vitit 2025 dhe besojë në këtë”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka thënë se kërkesë për ardhjen e tyre ka bërë edhe komandanti i FSK-së me gjeneralët amerikanë.
Maqedonci ka thënë se FSK-së vazhdimit në kuadër të përmbushjes së objektivave po armatoset. Ai ka thënë se vetëm në muajt shtator- tetor kanë blerë armë nga ShBA, Turqia, Gjermania e vende tjera.
Ai ka thënë se kanë tejkaluar disa investime që janë paraparë deri në vitin 2028.
“Jo vetëm që kemi tejkaluar numrin të pushkëve individuale dhe disa sistemeve të armatimit, por kemi dyfishuar këtë numër. Kemi pushkë trefish më shumë se që është paraparë t’i kemi në vitin 2028, dhe kompletim të rezerva të municionit”, ka thënë Maqedonci.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo