Në Leposaviq sot është ndërmarrë një veprim konkret institucional: Policia e Kosovës, me kërkesë të kryetarit të Komunës, ka asistuar në lirimin e disa hapësirave komunale që deri më tani ishin të uzurpuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit zyrtar, këto hapësira ishin në pronësi të Komunës së Leposaviqit dhe për një kohë të gjatë ishin shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme nga struktura paralele të Serbisë institucione që nuk njihen nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij operacioni, janë mbyllur disa prej këtyre strukturave ilegale, përfshirë të ashtuquajturat “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” si dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”. Brenda këtyre emërtimeve funksiononin disa zyra të tjera që vepronin pa bazë ligjore në territorin e Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet përgjegjëse dhe se çdo hap i mëtejshëm do të vazhdojë sipas legjislacionit në fuqi.
Postimi i plotë:
Lirohen hapësirat e uzurpuara të Komunës së Leposaviqit
Prishtinë, 23 prill 2025
Pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Policia e Kosovës sot ka asistuar në lirimin e hapësirave të uzurpuara të kësaj komune.
Këto hapësira në pronësi të Komunës së Leposaviqit ishin të uzurpuara nga institucione paralele të Serbisë, që funksiononin jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, në kuadër të këtij operacioni policor, janë mbyllur institucionet paralele të Serbisë të ashtuquajtura “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”, në kuadër të të cilave kanë funksionuar disa zyra.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi