Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka ndërmarrë masa konkrete për të liruar hapësirat publike të uzurpuara ilegalisht nga parkingjet private
Sipas Ramës, disa prej këtyre parkingjeve që kanë funksionuar pa leje për vite me radhë janë mbyllur.
“Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike! Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në qytetin e tyre. Sot kemi ndërmarrë veprime konkrete duke mbyllur disa parkingje ilegale që për vite me radhë kanë bllokuar lëvizjen e lirë në kryeqytet. Qytetari është prioritet i yni”, ka shkruar Rama në Facebook.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në